53 Këshillues të Brezit të Ri mblidhen për t’u këshilluar

Të Rinjtë në Moshë Madhore nga e gjithë Europa mblidhen në Zvicër për një fundjavë që të këshillohen së bashku.

Disa të rinj në moshë madhore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga e gjithë Europa u mblodhën për një konferencë në Colikofen, Zvicër, në fund të gushtit 2021. Konferencën e tyre e vizituan udhëheqës në moshë të Kishës përfshirë Plakun Erik W. Kopishke nga Presidenca e Zonës së Europës si dhe Të Shtatëdhjetë Zonalë dhe Këshilluese Zonale për Organizatat. Ata morën pjesë edhe në një sesion të drejtpërdrejtë të një mbledhjeje ballë për ballë përmes internetit me Plakun Dejvid A. Bednar nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve.

Këshilluesit e sapothirrur të Brezit të Ri mblidhen së bashku në Colikofen, Zvicër në gusht
Këshilluesit e sapothirrur të Brezit të Ri mblidhen së bashku në Colikofen, Zvicër në gusht

Grupi përbëhej nga Këshilluesit e Brezit të Ri të sapothirrur, të cilët e përkrahin Brezin e Ri dhe udhëheqësit vendorë të Kishës në Europë. Vendndodhja kryesore e ngjarjes ishte përreth Tempullit të Zvicrës, ku grupi gjithashtu adhuroi së bashku të shtunën. Programi i mëtejshëm përfshiu një aktivitet shërbimi për shtëpitë vendore të përkujdesjes dhe veprimtari të tjera shoqërore. Në disa seanca këshillimi, mbi 60 njerëz diskutuan për mënyrën se si t’i jetojmë e t’i vëmë më mirë në zbatim parimet kyç të Kishës në vijim:

  • Të Jetuarit e Ungjillit të Jezu Krishtit
  • Përkujdesja për Njerëzit në Nevojë
  • Ftesa ndaj të Gjithë Njerëzve që ta Marrin Ungjillin
  • Bashkimi i Familjeve për Përjetësinë

“Kjo shënon vërtet një ngjarje historike në Zonën e Europës”, tha Plaku Kopishke. “Mbledhja e të rinjve nga e gjithë Europa për t’u këshilluar, shërbyer e për ta lartësuar shpirtërisht njëri-tjetrin dhe komunitetin e tyre është në zemër të ungjillit të Jezu Krishtit”, vazhdoi ai.

Në një mbledhje ballë për ballë në largësi, Plaku Dejvid A. Bednar nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve, u lidh drejtpërsëdrejti nga Solt-Lejk-Siti për t’i dhënë trajnim e për t’iu përgjigjur pyetjeve të auditorit.

Këshilluesit e Brezit të Ri në një diskutim të drejtpërdrejtë përmes internetit me Plakun Dejvid A. Bednar
Këshilluesit e Brezit të Ri në një diskutim të drejtpërdrejtë përmes internetit me Plakun Dejvid A. Bednar

“Ndërthurja e udhëzimit nga një Apostull, nga Autoritetet Zonale dhe e këshillimit së bashku me moshatarët e mi më bëri të ndihem shumë pranë Prindërve të mi Qiellorë dhe punës që Ata duan që unë të bëj”, tha Leanda Akuoko nga Mbretëria e Bashkuar.

“Për mua, kjo fundjavë qe një dëshmi e mënyrës se si brezi ynë është gati dhe i gatshëm të përballet me sfidat e ditëve tona, që ne jemi pjesë e një Kishe të gjallë dhe që gjithçka që ne bëjmë në të, duhet të përqendrohet te ndihma ndaj njerëzve për t’i afruar më shumë me Krishtin, një nga një”, tha Daniel Adriano nga Lisbona, Portugali. “Jam i ngazëllyer që do të kthehem në Portugali, e do t’u tregoj të tjerëve gjithçka që ndjeva dhe mësova”, vazhdon ai. 

Ajrin Kabongo nga Parisi i Francës tha: “Jam ndier gjithmonë si europiane falë letërnjoftimit tim, por për herë të parë u ndjeva sikur isha gjithashtu pjesë e Kishës së Jezu Krishtit në Zonën e Europës”. Ajo vazhdon: “U ndjeva e fuqizuar për shkak se nuk kishte kufij fizikë dhe shpirtërorë midis të gjithëve ne”.

Ben Uorneri nga MB-ja pohoi: “Kur u mblodhëm në vende të shenjta dhe shoqërore, u ndjeva tejet i frymëzuar dhe i lidhur me të tjerët. E gjithë përvoja ma ripohoi bindjen se kjo Kishë është një vend ku ne mund të lulëzojmë, kontribuojmë dhe të kemi përkatësi.”

Nën Drejtimin e Presidencës së Zonës, Këshilluesit e Brezit të Ri kanë rolin ta këshillojnë brezin e ri dhe të marrin pjesë në këshillat e udhëheqjes në nivele vendore dhe zonale të Kishës në Europë.

Plaku Erik W. Kopishke u jep këshilla Këshilluesve të Brezit të Ri
Plaku Erik W. Kopishke u jep këshilla Këshilluesve të Brezit të Ri