Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe organizata UNICEF po bashkojnë përpjekjet për të përmirësuar përdorimin e ujit të pastër në 30 komunitete indigjene në zonën rurale të provincës së Çimborazos në Ekuador. Për këtë qëllim, Kisha e Jezu Krishtit bëri një dhurim të rëndësishëm për UNICEF‑in në Ekuador. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua të premten, më 15 mars, në zyrat e Kishës në Kuito.
Ekuadori ka shkallën e dytë më të lartë të kequshqyerjes kronike të fëmijëve në Amerikën Latine. Brenda Ekuadorit, provinca e Çimborazos ka shkallën më të lartë, mbi 35%.

Plaku Rafael E. Pino, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, flet për mjetet e informimit pas ngjarjes mes Kishës së Jezu Krishtit dhe UNICEF‑it në Ekuador të premten, më 15 mars 2024.


Plaku Rafael E. Pino, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, dëgjon teksa Luz Angela Meloja, një përfaqësuese e UNICEF‑it në Ekuador, flet për mjetet e informimit të premten, më 15 mars 2024.


Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe UNICEF‑i po i bashkojnë përpjekjet për të përmirësuar përdorimin e ujit të pastër në 30 komunitete indigjene në zonën rurale të provincës së Çimborazos në Ekuador.


Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe UNICEF‑i po i bashkojnë përpjekjet për të përmirësuar përdorimin e ujit të pastër në 30 komunitete indigjene në zonën rurale të provincës së Çimborazos në Ekuador.


Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe UNICEF‑i po i bashkojnë përpjekjet për të përmirësuar përdorimin e ujit të pastër në 30 komunitete indigjene në zonën rurale të provincës së Çimborazos në Ekuador.


Plaku Rafael E. Pino (djathtas), Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, flet me individë që u mblodhën për ngjarjen mes Kishës së Jezu Krishtit dhe UNICEF‑it në Ekuador të premten, më 15 mars 2024.

“Në këtë provincë, katër në çdo 10 vatra familjare me fëmijë nën 5 vjeç konsumojnë ujë të ndotur me bakterin esherikia koli”, – tha Luz Angela Melo, përfaqësuese e UNICEF‑it në Ekuador. Ajo shtoi se mungesa e ujit të pastër pengon zhvillimin e duhur të fëmijëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në ushqyerjen, shëndetin dhe aftësinë e tyre për të mësuar.
Në ceremoni, Meloja shprehu gjithashtu admirimin dhe mirënjohjen e saj të thellë ndaj Kishës së Jezu Krishtit për mbështetjen e misionit të UNICEF‑it. Ajo tha se ishte e prekur nga dashamirësia dhe bujaria e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.
Dhurimi do të përdoret për të përmirësuar funksionimin e 10 sistemeve të furnizimit me ujë në komunitet. Ai gjithashtu do të përmirësojë përdorimin e shërbimeve me ujë të pastër në pesë qendra shëndetësore komunitare, 12 qendra të zhvillimit të fëmijëve dhe dy qendra ndërkulturore për të nxitur shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve nën 3 vjeç dhe grave shtatzëna.
Si pjesë e strategjisë për të luftuar kequshqyerjen kronike të fëmijëve, UNICEF‑i do të forcojë bashkërendimin vendor përmes komiteteve ndërsektoriale, në mënyrë që fëmijët nën 3 vjeç dhe gratë shtatzëna të mund të përdorin shërbimet thelbësore shëndetësore.
UNICEF‑i do të nxitë ushqyerjen me gji dhe praktikat e përshtatshme të ushqyerjes dhe higjienës në familjet dhe komunitetet. Ai gjithashtu ndër të tjera do të punojë për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve dhe administrimin me efektshmëri të mbetjeve të ngurta.
Plaku Rafael E. Pino, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Zonës Veriperëndimore të Amerikës së Jugut të Kishës, tha se projekti do të bekojë më shumë se 22 000 fëmijë, të rinj e të reja dhe gra në Çimborazo.
“Besimi pa vepra është i vdekur”, – tha Plaku Pino. “Për këtë arsye, Kisha e Jezu Krishtit dëshiron që ta tregojë besimin e saj nëpërmjet veprimeve.”