Ungjilli i Jezu Krishtit na mëson se Ai jeton dhe se Perëndia i do, i dëgjon dhe u flet fëmijëve të Tij. Udhërrëfimi dhe frymëzimi i Tij për individin mund të përjetohen nëpërmjet këshillës së profetëve të gjallë, apostujve dhe udhëheqësve nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Të gjithë mirëpriten të dëgjojnë fjalën e Perëndisë gjatë transmetimit vjetor të konferencës së përgjithshme ndërkohë që udhëheqësit japin mesazhe të dashurisë, shpresës dhe gëzimit.
“Konferenca e përgjithshme siguron mundësi për të marrë zbulesë vetjake ndërkohë që udhëheqësit e Kishës japin këshillë dhe drejtim nga Zoti”, – deklaroi Presidenca e Parë (letër drejtuar udhëheqësve të bashkësive, e datës 4 shtator 2025). “Ne i nxitim të gjithë t’i dëgjojnë, studiojnë, përsiatin dhe zbatojnë këshillat e dhëna. Mesazhet do të publikohen në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], në faqen ChurchofJesusChrist.org dhe në revistat e Kishës për t’u parë dhe studiuar më tej.”
Transmetimi i ardhshëm mbarëbotëror, i cili zë fill çdo gjashtë muaj nga Qendra e Konferencave në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA, është të shtunën më 4 tetor dhe të dielën më 5 tetor 2025. Do të përbëhet nga pesë sesione të pashoqe 2‑orëshe gjatë dy ditëve:
E shtunë, 4 tetor
Sesioni i paradites: 18:00 deri në 20:00*
Sesioni i pasdites: 22:00 deri në mesnatë
E diel, 5 tetor
Sesioni i mbrëmjes të së shtunës: 2:00 deri në 3:30
Sesioni i paradites: 18:00 deri në 20:00*
Sesioni i pasdites: 22:00 deri në mesnatë
*Oraret e renditura janë sipas Orës në Zonën e Europës Qendrore (CET)
Si ta Shikoj ose Dëgjoj Transmetimin e Drejtpërdrejtë?
Të gjitha sesionet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt te faqja e transmetimeve te ChurchofJesusChrist.org në 80 gjuhë. Ju gjithashtu mund ta shihni dhe dëgjoni në kanalin e Konferencës së Përgjithshme në YouTube në 14 gjuhë, në programin Gospel Stream në 11 gjuhë, në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në 80 gjuhë dhe kanale të tjera në radio, televizion dhe kanale satelitore dhe digjitale.
Si Mund të Përgatitem?
Përpara ngjarjes mund të dëshironi të përgatitni pyetje konkrete. Më pas, gjatë konferencës, mbani vesh për fjalë të posaçme që i flasin shpirtit tuaj. Marrëdhënia juaj me Perëndinë do të forcohet kur të ndieni se lutjet dhe pyetjet tuaja dëgjohen dhe marrin përgjigje.
Si Mund ta Shikoj ose Dëgjoj më Vonë?
Pas transmetimit, mesazhet do të vihen në dispozicion në formate teksti, zëri dhe pamjeje në kanale të shumta, deri në 98 gjuhë, për t’i parë dhe studiuar sipas kërkesës. Këto kanale përfshijnë programet Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], Media Library [Biblioteka e Mjeteve të Informimit], kanalin General Conference YouTube [Konferenca e Përgjithshme në YouTube], programin Gospel Stream dhe revistat e Kishës.