Solt‑Lejk‑Siti

Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror për të Rinjtë e të Rejat në Moshë Madhore me Plakun dhe Motrën Soares

Të rinjtë e të rejat në moshë madhore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ftohen të afrohen më shumë me Jezu Krishtin duke parë takimin shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë e të rejat në moshë madhore më 18 shkurt 2024.

Elder Ulisses Soares and Sister Rosana Soares
Plaku Ulises Soares dhe Motra Rozana Soares

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe bashkëshortja e tij, Rozana, do të japin mesazhe posaçërisht për të rinjtë e të rejat në moshë madhore të moshave nga 18 deri në 30 vjeç. Kohët e fundit, Plaku dhe Motra Soares kanë dhënë mësim se si të rinjtë e të rejat në moshë madhore mund të marrin udhëzim vetjak nga Perëndia, të ndërtojnë besim dhe të përgatiten për martesë dhe familje të përjetshme. Takimi shpirtëror i muajit shkurt është një mundësi tjetër për të dëgjuar një Apostull të Jezu Krishtit dhe për ta ndier Shpirtin.

Të rinjtë e të rejat në moshë madhore nxiten të marrin pjesë me miqtë dhe më pas të diskutojnë se si ta jetojnë atë që mësuan gjatë takimit shpirtëror.

Si ta Shikoni

Transmetimi do të jetë në dispozicion në disa gjuhë europiane në broadcasts.ChurchofJesusChrist.org duke filluar nga data 24 shkurt.

Gjuhët e përfshira janë:

armenisht, bullgarisht (me titra), çekisht, danisht (me titra), estonisht (me titra), finlandisht (me titra), frëngjisht, greqisht (me titra), gjermanisht, holandisht (me titra), hungarisht (me titra), islandisht (me titra), italisht, kroatisht (me titra), letonisht, lituanisht, norvegjisht (me titra), polonisht, rumanisht (me titra), serbisht (me titra), sllovakisht, sllovenisht, spanjisht, suedisht (me titra), shqip dhe ukrainisht.

Shikojeni takimin shpirtëror në vijim, sipas kërkesës në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].