Ankara

Vlerësohen Përpjekjet për Ndihmën nga Tërmeti në Turqi të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Të martën, më 3 tetor 2023, në Stamboll, Plaku Piter dhe Motra Karla Hjubër, u nderuan në emër të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për kontributet e tyre në përpjekjet për ndihmën nga tërmeti në Turqi. 

Të vlerësuar në një ceremoni çmimesh nga organizata “Health Volunteers” [“Vullnetarë të Shëndetit”] në Turqi, atyre iu dha çmimi “Përpjekje të Jashtëzakonshme për Shërimin e Plagëve nga Tërmeti” në Turqinë juglindore.

Herët në mëngjesin e 6 shkurtit 2023, dy tërmete masive goditën Turqinë dhe Sirinë.  Dëmet e përhapura mbuluan një zonë me përmasa sa Gjermania. 16 % e popullsisë në Turqi u prekën, shumë mbetën të pastrehë, pa ushqim, strehim apo kujdes mjekësor.

Plaku dhe Motra Hjubër duke marrë çmimin që e njeh ndihmën që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka dhënë për viktimat e tërmeteve të shkurtit 2023 që goditën jugun e Turqisë.
Plaku dhe Motra Hjubër duke marrë çmimin që e njeh ndihmën që Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka dhënë për viktimat e tërmeteve të shkurtit 2023 që goditën jugun e Turqisë.

Në atë kohë, Plaku dhe Motra Hjubër po shërbenin si misionarë kohëplotë për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në zyrën e zonës në Frankfurt, të caktuar për të trajnuar njerëzit që të përgatiteshin për urgjencat dhe të ndihmonin për bashkërendimin e përpjekjeve të Kishës për ndihmë në Zonën e Europës Qendrore. Plaku Hjubër kishte qenë i përfshirë në punën për reagimin ndaj urgjencave për shumë vjet në vendlindjen e tij në Zvicër. Ai ishte i përgatitur të ndërhynte menjëherë në krizën në Turqi dhe dinte si të ndihmonte.

Duke punuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Autoritetin e Administrimit të Katastrofave Natyrore dhe Urgjencave (AFAD) të Republikës së Turqisë, Plaku Hjubër u prek kur mori vesh se një kompani me emrin “Turmaks” prodhonte dhe kishte dhuruar dy spitale në terren dhe u lidh me kompaninë.  I Shtatëdhjeti Zonal, Pol Pikardi, i cili mori pjesë në ceremoni, tha: “Ky është fillimi i një bashkëpunimi të mrekullueshëm me profesionistë të përkushtuar dhe dashamirës të angazhuar sinqerisht për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre”.

Diagrami i klinikave të lëvizshme të vendosura nga Kisha në zonat më të prekura nga tërmetet e shkurtit 2023 që goditën Turqinë.
Diagrami i klinikave të lëvizshme të vendosura nga Kisha në zonat më të prekura nga tërmetet e shkurtit 2023 që goditën Turqinë.

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe kompania “Turmaks” punuan së bashku për të ndërtuar dhe vendosur pesë spitale të lëvizshme në terren dhe 50 kontejner‑shtëpi për 100 mjekë dhe infermierë që nuk kishin ku të jetonin. Financimi për këto njësi të lëvizshme u bë i mundur nga dhurimet dashamirëse dhe bujare të anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Turqi dhe në mbarë botën. Gjithashtu u dhuruan më shumë se 500 000 kuti me ushqime dhe për higjienën dhe pesë milion shishe uji.

Një nga klinikat e lëvizshme të furnizuara nga Kisha dhe të vendosura në zonën më të prekur nga tërmetet e shkurtit 2023.
Një nga klinikat e lëvizshme të furnizuara nga Kisha dhe të vendosura në zonën më të prekur nga tërmetet e shkurtit 2023.

Në një qytet që dikur kishte një popullsi prej 60 000 banorësh, spitali u dëmtua plotësisht, por disa shtëpi nuk u prishën. Sot, 250 000 njerëz janë shpërngulur në këtë qytet, por nuk kishte vend për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Spitali në kontejner dhe ai në çadër tani pranojnë 1 500 pacientë çdo ditë. 

Një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet që goditën Turqinë në shkurt 2023.
Një nga shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet që goditën Turqinë në shkurt 2023.

Plaku dhe Motra Hjubër shprehën mirënjohje për të gjithë partnerët që bashkëpunuan për ta bërë të mundur këtë ndihmë. “Ne ishim shumë të lumtur që ishim këtu dhe të ndihmonim sadopak.” Tani ata po shohin drejt së ardhmes për të gjetur mënyra për të ndihmuar të rindërtohen infrastruktura të rëndësishme. “Të parit e tablosë së përgjithshme të bën të ndihesh i paralizuar”, – tha Plaku Hjubër. “Por kam mësuar se nëse çdo ditë bëjmë më të mirën tonë, mund ta lëmë Zotin të bëjë pjesën tjetër.”