Solt‑Lejk‑Siti, Jutë

Transmetim, “Miku Mikut” për fëmijët – me muzikë, punëdore dhe mesazhe nga ungjilli

Duke filluar nga data 2 shtator, ngjarja mund të shihet në kanale të ndryshme të kishës

Një skenë nga studio e serisë Miku Mikut

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori informacionin vijues në lidhje me një transmetim për fëmijët të serialit Miku Mikut, që mund të shihet nga data 2 shtator 2023.

Bëhu gati për episodin e radhës të Miku Mikut! Bashkohu me drejtuesit e programit dhe Presidencën e Përgjithshme të Fillores për të mësuarit rreth të qenit një fëmijë i besëlidhjes.

Do të ketë muzikë, një vizitë nga tukani Lui dhe një punëdore zbavitëse! Ky episod 20-minutësh është përmbajtje argëtuese, përfshirëse e bërë posaçërisht për fëmijët dhe mund të përdoret në shtëpi ose në Fillore për t’ju ndihmuar t’u jepni mësim fëmijëve rreth ungjillit të Jezu Krishtit.

Gjuhët dhe ku ta shihni

Ky episod do të jetë në dispozicion në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në anglisht, çekisht, danisht finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, norvegjisht, portugalisht, spanjisht, suedisht, shqip dhe ukrainisht.

Të gjitha episodet e Miku Mikut janë në dispozicion pas transmetimit në kanalet në Youtube dhe Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Informacion për Punëdoren

Gjatë transmetimit, fëmijët do të mësojnë të bëjnë vetë kukulla të tyre me materialet që kanë në dispozicion.

Mjete të mundshme për një veprimtari punëdoreje përfshijnë:

  • Gurë, shkarpa, boçe pishe, gjethe, zhguaj
  • Makarona në formë tubi ose forma të tjera, fasule, drithëra
  • Sfungjerë, copa leckash, fije, spango, fleta me ngjyra, kopsa
  • Toptha pambuku, kunja dhëmbësh, tel
  • Ngjitës të lëngshëm, ngjitës letër, lapustila, lapsa, pipa