Të Vërtetat e Përjetshme
Ne kemi nevojë për njëri‑tjetrin. Përkatësia vjen jo teksa presim për të, por teksa shtrijmë dorën për ta ndihmuar njëri‑tjetrin.
Shpëtimtari e përmbush premtimin e Tij që të jetë me dishepujt e Tij, por ne duhet të shohim vazhdimisht tek Ai për të na ndihmuar që ta dallojmë e të kënaqemi në praninë e Tij.
Zoti na kërkon që të falim për të mirën tonë, por Ai nuk na kërkon ta bëjmë këtë pa ndihmën e Tij. Të gjithëve atyre që janë zemërthyer, të robëruar, të mavijosur, Ai u ofron shërim dhe çlirim.
Pasja e besimit do t’ju lejojë ta shprehni lirisht atë që keni në zemër.
Ashtu siç e njohin pilotët e aeroplanëve strukturën e tyre të fushëveprimit, edhe ne kemi nevojë ta kuptojmë strukturën brenda së cilës Perëndia na jep zbulesë vetjake.
Nganjëherë, ju mund të mos ndiheni të fortë. Jini të duruar me veten! Perëndia nuk do ta braktisë kurrë popullin e Tij. Si mund ta thelloni dhe forconi zotimin tuaj ndaj Tij?
Lehtësimi i vuajtjes në këtë botë është pjesë e veprës së Perëndisë për fëmijët e Tij. Kisha dhe anëtarët japin kontribute humanitare e të tjera, dhe përkrahin aktivitete të tjera bamirëse.
Një i krishterë i vërtetë e ndjek Jezusin jo vetëm në ato çështje me të cilat pajtohet. Ne e ndjekim Atë kudo, qoftë edhe në vende të mbushura me lot, ku ndonjëherë mund të jemi të vetëm fillikat.
Nëse Jezusi do të ishte këtu tani, çfarë do t’ju thoshte Ai? Përsiatja e vlerave, parimeve dhe doktrinës do t’ju ndihmojë të përqendroheni tek Ai dhe të merrni vendime të mençura për jetën tuaj.
Kur i premtojmë Jezusit se do ta ndjekim Atë dhe e mbajmë atë premtim, atëherë Ai do të na japë forcë në sprovat, tundimet dhe pikëllimet tona.
Kur i mbajmë premtimet që bëjmë me Perëndinë, ne marrim forcë në sprovat tona të pashmangshme dhe përgatitemi për një jetë të lavdishme që na pret.
Marrëdhëniet familjare na mundësojnë zhvillimin e karakterit dhe dashurisë për njëri‑tjetrin. Perëndia dëshiron të përpiqemi për ato bekime të Tij më të larta, duke i zbatuar urdhërimet e Tij.