Përfytyroni se sa e mërzitshme do të ishte jeta jonë po të ishim të gjithë njësoj. Për fat të mirë, secili fëmijë i Perëndisë është i ndryshëm.
Mund të jemi më dashamirës. Mund të jemi më të dashur. Mund të ndihemi më të plotë kur e shohim njëri‑tjetrin siç na sheh Perëndia.
Cilatdo qofshin etiketimet që na vihen – Perëndia na sheh për atë që ne jemi vërtet dhe na do pavarësisht çdo gjëje.
Perëndia e krijoi gjithçka dhe gjithkënd të ndryshëm. Ne mund të jemi të ndryshëm dhe prapë të jemi bashkë. Nuk kemi përse të jemi të njëjtë për të qenë një.
Jezusi u shërbeu të gjithëve njësoj. Mësimet e Tij janë dobiprurëse për burrat dhe gratë në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet parimeve të njëjta, pavarësisht nga gjinia.
Dy lumenj të mëdhenj dhe shumë të ndryshëm bashkohen në fund për t’u bërë Amazona e fuqishme – ashtu si mësimet e Krishtit po i bashkojnë njerëzit.
Çdo njeri është unik në llojin e vet, ne jemi miliarda individë të ndryshëm. Atij, që na krijoi dhe na dha këtë botë, duket qartë që i pëlqen shumë larmia.