Konferenca Vjetore e YSA-së.

Ejani në Tempull

Group Photo

Të rinjtë në moshë madhore beqarë në Shqipëri patën mundësinë tu mblidhnin sëbashku gjatë një konference tre ditore të zhvilluar në Tiranë. Pjesëmarrësit ishin nga lagjet dhe degët e kunjit Tiranë, Shqipëri si edhe nga njësitë e Misionit të Adriatikut Jugor.

Të rinjtë në moshë madhore beqarë kaluan një eksperiencë e cila jo vetëm i ndihmojë ata të rikujtojnë beslidhjet dhe vlerat që ne kemi si shenjtorë, por gjithashtu i ndihmojë që të krijonin njohje të reja me bashkëmoshatarë që ndajnë të njëjtat vlera.

“Kishte shumë mësime të vyera që unë mora me vete,-tha një nga pjesëmarrëset, … por eksperienca më e bukur padyshim që ishte ftesa “Ejani në Tempull”. Një ftesë që shpëtimtari na bën për të ardhur në shtëpinë e tij” – tha ajo.

Ishin shumë mesazhet që u përcollën nepërmjet klasave të zhvilluara, por mesazhi kryesor ishte qëllimi për t’u përgatitur për të vajtur në tempull e për të marrë ato ordinanca të shenjta që na ndihmojnë për ekzaltimin tonë.

Pjesëmarrësit kaluan tre ditë të bukuara të mbushura me klasa të institutit, mbrëmje shpirtërore, aktivitete të ndryshme dhe çdo natë u mbyll me një mbrëmje vallëzimi.

Qëllimi i Konferencave të YSA-së

Të rriturit e rinj në moshë madhore në Kishë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të anëtarësimit të përgjithshëm. konferencat e YSA-se ndihmojnë te rinjte dhe te rejat beqare të shmangin ndjenjën e vetmise ndërkohë që u japin atyre 'besim në anëtarësinë e tyre në Kishë, një rreth më të gjerë miqësish dhe mundësi për t'u takuar me shoqëruesit e ardhshëm të martesës në tempull', sipas Manualit 2: Administrimi i Kishës.

Udhëheqësit inkurajohen për të mbajtur evente të YSA-së, manuali thotë: 'Këto aktivitete janë veçanërisht të rëndësishme në zonat ku ka pak anëtarë të rinj ose ku ata rrallë shoqërohen me grupe të mëdha anëtarësh'.

Të gjithë pjesëmarrësit kur regjistrohen për konferencat e YSA-së, zotohen dhe angazhohen të mbajnë standartet që gjenden tek pamfleti Për Forcën e Rinisë. Kërkohet të mbahen veshje të përshtatshme, si dhe atmosfera në një konferencë të YSA-së duhet të jetë shpirtërore, sociale dhe e orientuar drejt shërbimit.


Për të kuptuar më shumë rreth YSA-së klikoni mbi hallkat lidhëse:

https://www.lds.org/si/institute

https://www.lds.org/broadcasts/worldwide-devotional-for-young-adults?lang=eng

https://www.lds.org/church-education?lang=eng