Turneu Botëror Virtual në Europë i Grupeve të Organizatës The BYU Performing Arts

Medison Belishi

Pandemia nga COVID-19 ka ndërprerë jetën në të gjithë botën. Pavarësisht nga rregulloret dhe kufizimet për udhëtimet, dolën mundësi të reja e të pashoqe. Trupa administrative e organizatës BYU Performing Arts në Universitetin “Brigam Jang” (UBJ), një universitet i njohur nga shteti në Shtetet e Bashkuara, që financohet nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, kremtoi 50-vjetorin e saj në një mënyrë të pazakontë këtë vit.

 

Ndonëse pandemia i prishi planet për koncertet e zakonshme drejtpërsëdrejti, grupet e organizatës BYU Performing Arts u bënë krijues dhe zhvilluan një seri njëjavëshe me koncerte, seminare praktike dhe takime shpirtërore virtuale pa pagesë nga data 28 prill deri më 4 maj 2021. Transmetimet e drejtpërdrejta në internet patën në qendër grupet BYU Ballroom Dance Company, Living Legends, Young Ambassadors, The International Folk Dance Ensemble dhe Vocal Point.

 

Në të gjithë botën, njerëzit përfituan nga transmetimet e drejtpërdrejta në internet duke i përdorur ngjarjet për të krijuar lidhje me njerëzit rreth vetes.

 

“Patëm njerëz që i panë transmetimet nga 77 vende me 12 000–15 000 shikime të transmetimeve në ditë”, tha Shejn Rajti, drejtori i trupës administrative të organizatës BYU Performing Arts. Transmetimet e drejtpërdrejta në internet nga Gjermania shkuan mesatarisht në 30-50 të tilla për secilën ngjarje.

Tre interpretues nga grupi BYU Vocal Point duke kënduar në Turneun Botëror Virtual të organizatës BYU Performing Arts në vitin 2021. Transmetimet e drejtpërdrejta në internet u lejuan interpretuesve t’u përçonin kulturë dhe histori nëpërmjet vallëzimit dhe muzikës një numri të pakufizuar njerëzish në të gjithë botën.  Autorësia e Fotografisë: BYUPhoto
Tre interpretues nga grupi BYU Vocal Point duke kënduar në Turneun Botëror Virtual të organizatës BYU Performing Arts në vitin 2021. Transmetimet e drejtpërdrejta në internet u lejuan interpretuesve t’u përçonin kulturë dhe histori nëpërmjet vallëzimit dhe muzikës një numri të pakufizuar njerëzish në të gjithë botën. Autorësia e Fotografisë: BYUPhoto

BYU Vocal Point, një grup i njohur djemsh nga UBJ-ja që këndojnë a kapela, interpretuan në turneun botëror virtual. Për interpretimin e tyre të fundit të turneut ditën e martë, më 4 maj 2021, anëtarët e Hanaut në Gjermani, një bashkësi e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, organizuan një festë për t’i parë ata. Ata e ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë në internet dhe shkëmbyen komente në mediat shoqërore gjatë shfaqjes dhe pas saj.

 

“Më pëlqeu energjia e grupit Vocal Point”, tha Emili Grynke. “Ishte zbavitëse t’i shihje.”

 

Turneu botëror virtual ishte një mundësi për studentët e UBJ-së që të kremtonin e përçonin kultura të ndryshme nëpërmjet këngës dhe vallëzimit. Universiteti “Brigam Jang” është një institucion privat që ndodhet në bazën e maleve Uosaç në Provo të Jutës. Me mbi 30 000 studentë, me më shumë se 100 vende të përfaqësuara dhe 186 fusha specializimi universitare, UBJ-ja ka diçka për të gjithë.