Tregimet nga Libri i Mormonit Marrin Jetë në Gjuhë të Tjera

Një profet i lashtë dikur dha mësim se fjalët e shenjta që tani janë Libri i Mormonit do të “mbahen dhe të ruhen nga dora e Zotit, derisa ato të shkojnë në çdo komb, fis, gjuhë dhe popull” (Alma 37:4).

Ajo profeci do të vazhdojë të shpaloset ndërkohë që episode të tjera nga seritë e filmave me njerëz ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’ të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme janë vënë në dispozicion në këto 14 gjuhë përveç anglishtes: frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, kantonezisht, koreanisht, mandarinisht, portugalisht, rusisht, samoanisht, sebuanisht, spanjisht, tagalogisht dhe tonganisht. 

Një shkrepje në prapaskenat e xhirimeve të sezonit të tretë të serisë ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’
Një shkrepje në prapaskenat e xhirimeve të sezonit të tretë të serisë ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’

Episodet më të fundit, të nxjerra fillimisht në anglisht në pranverën e vitit 2020, trajtojnë mësime nga teksti i shenjtë sikurse janë mbajtur shënim nga profetët në kontinentin e lashtë amerikan me përafërsi nga viti 130 pr.K deri në vitin 421 ps.K, përfshirë profetin Mosia, Alma dhe Mormoni.

“Ashtu si teksti i shenjtë, këto materiale filmike me në qendër Krishtin do t’i sjellin njerëzit më pranë Shpëtimtarit”, tha Motra Reina Aburto, këshilltare e dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. Ajo shërben edhe në komitetin që mbikëqyr projektin e serive ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’.

Një familje duke u lutur, e bërë nga një skenë e një episodi të sezonit të tretë të serisë ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’
Një familje duke u lutur, e bërë nga një skenë e një episodi të sezonit të tretë të serisë ‘Materiale Filmike nga Libri i Mormonit’

Episodet në gjuhët e renditura mund të gjenden në këndet përkatëse zyrtare vendore të internetit të Kishës, te nënndarja Materiale Frymëzuese Filmike. Mes disa bibliotekave nën mundësinë e menusë Materiale Filmike të Zonës së Europës, është një bibliotekë e quajtur Shkrimet e Shenjta. Biblioteka e quajtur Materiale Filmike nga Libri i Mormonit i përfshin të gjitha materialet filmike që janë publikuar deri tani.