Artisti Rolando Vilazon, me The Tabernacle Choir, Orchestra and Bells at Temple Square interpretojnë këngën franceze të Krishtlindjes “Angels from the Realms of Glory”, përshtatur nga Mek Uillbergu.
Shiheni historinë e një babai dhe bije që përballen me humbjen përkatësisht të bashkëshortes dhe nënës së vet teksa kuptojnë ngushëllimin, paqen e shpresën që vjen nga mesazhi i lindjes së Krishtit.
Dallin H. Ouksi na kujton se Jezu Krishti është Princi i Paqes dhe se nëse besojmë në Të, do të kemi jetë të përjetshme.
The Tabernacle Choir dhe Orchestra at Temple Square interpretojnë këngën “O Ejani Besnik’”, me autorësi që i njihet Xhon F. Uejdit dhe përshtatur nga Mek Uillbergu.
Plaku Xhefri R. Holland dëshmon për vërtetësinë e një Shpëtimtari të gjallë dhe për mënyrën në të cilën Ai mund të na ndihmojë edhe sot.
Presidenti Ajring na nxit ta kujtojmë Shpëtimtarin dhe t’i kemi zemrat tona të drejtuara më pranë Tij këtë Krishtlindje.
The Tabernacle Choir dhe Orchestra at Temple Square interpretojnë këngën “Të Parin Lajm” përshtatur nga Mek Uillbergu.
Gëzimi ynë më i madh vjen ndërsa i ndihmojmë fqinjët tanë. Ky është çelësi për t’u bërë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.
Plaku M. Rasëll Ballard na fton të gjithëve që të sjellim një mik në kishë për Krishtlindje.
The Tabernacle Choir dhe Orchestra at Temple Square interpretojnë “For Unto Us A Child Is Born” [“Sepse Na Ka Lindur një Fëmijë”] nga Mesia, e Xhorxh Frederik Handelit.
Presidenca e Zonës së Europës jep mendimet e saja frymëzuese për kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes dhe si mund të sjellim ndryshim në jetën e njerëzve të tjerë, veçanërisht në këto kohë sprove.
Dëshmojeni nderimin e barinjve në rrafshinat e Judesë. Ndiejeni gëzimin e dijetarëve teksa ata gjunjëzohen përpara Dritës së Botës – Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.