Vendndodhja: Frankfurt mbi Main, Gjermani

Të Shtatëdhjetë të Rinj Zonalë: Vështirësitë dhe shpresa gjatë pandemisë

Në mes të pandemisë, një burrë danez dhe një burrë francez, të thirrur kohët e fundit në këtë detyrë, po gjejnë mënyra për të lartësuar dhe ndihmuar të tjerët.

Një nga historitë më pak të njohura nga Bibla tregon për Jezusin që caktoi shtatëdhjetë nga pasuesit e Tij për të shërbyer dhe predikuar. Në shërbesën e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, termi “I Shtatëdhjetë” është një detyrë që rrjedh nga kjo histori. Në mes të pandemisë, një burrë danez dhe një burrë francez, të thirrur kohët e fundit në këtë detyrë, po gjejnë mënyra për të lartësuar dhe ndihmuar të tjerët.

 

“Nëse mund të jepni paksa nga vetja, dashuria dhe kujdesi juaj do t’i frymëzojnë dhe nxitin të tjerët”, tha Plaku Frank A. Poznanski, thirrja e të cilit u njoftua gjatë një mbledhjeje botërore virtuale prillin e kaluar. Termi “Plak” është një titull fetar që iu jepet misionarëve dhe udhëheqësve të rangut të lartë të Kishës.

 

Plaku Frank A. Poznanski
Plaku Frank A. Poznanski

I lindur në Anzher të Francës perëndimore, Plaku Poznanski është njëri nga dy të shtatëdhjetët e rinj zonalë nga Zona e Europës – një njësi administrative e Kishës që shtrihet në veri deri në vendet nordike dhe në jug deri në Spanjë dhe në Kepin e Gjelbër. Tjetri, Plaku Erik Bernskovi, vjen nga Jilinge, 40 kilometra në perëndim të Kopenhagenit.

 

Të dy u thirrën si Të Shtatëdhjetë Zonalë. Ndryshe nga Autoritetet e Përgjithshme Të Shtatëdhjetë, ata jetojnë në shtëpi, ofrojnë udhëheqje në bashkësi të caktuara brenda zonës dhe vazhdojnë të punojnë në profesionet e tyre, duke shërbyer si vullnetarë.

 

Dhënia e ndihmesës në Kishë dhe komunitet ka qenë gjithmonë një çështje që e kanë pasur për zemër. “Pikërisht përpara pandemisë së Covid-19, unë dhe bashkëshortja ime filluam t’u shërbenim mëngjesin të pastrehëve një herë në javë në orën 6:00 të mëngjesit, kujton Plaku Poznanski. “Të pasurit e mundësisë për t’u shërbyer njerëzve, nevojtarëve dhe të varfërve, gjithmonë është një bekim.” Ai dhe bashkëshortja e tij, Veronika, janë prindër të pesë fëmijëve dhe gjyshër të nëntë nipërve e mbesave.

 

Plaku Bernskovi
Plaku Bernskovi

Kur pandemia goditi në fillim dhe pjesëmarrja në shërbimet në shtëpitë e mbledhjeve të Kishës nuk ishte një mundësi, Plaku Bernskovi dhe bashkëshortja e tij, Ena, së bashku me një çift tjetër, vizituan në pragjet e dyerve dhe pa i rrezikuar anëtarë të vetmuar e të moshuar të bashkësive në kunjin e tyre. Ndërsa mbanin largësinë, ata këndonin një himn dhe çonin një kek të bërë në shtëpi. “Vetëm duke parë fytyrat e qeshura të atyre që thjesht nuk ishin takuar me njerëz të tjerë për njëfarë kohe, pati një ndikim tek unë”, kujton ai.

Me profesion si këshillues punësimi, Plaku Bernskovi e çmon familjen e tij. Ai dhe bashkëshortja e tij janë prindër të katër fëmijëve dhe gjyshër të pesë nipërve e mbresave. Përpara kufizimeve për udhëtimet, atij i pëlqente t’i çonte fëmijët e vet për të vizituar tempuj të Kishës. Me vendndodhje në disa qytete në të gjithë Europën, këto shenjtërore janë vende shenjtërie dhe paqeje. Në dy udhëtime të tilla në Angli, ai gjithashtu pati mundësinë që të shihte ndeshje futbolli.

Ndërsa bota u mbyll, Plaku Bernskovi kujton që bëri shëtitje të gjata në natyrë dhe kaloi kohë me familjen. Viti i fundit ia ka përforcuar vlerën e lidhjes me njerëzit që na rrethojnë. “Ndërsa pandemia po bëhet më pak e shfrenuar në disa vende, unë shpresoj se ne vërtet do t’i japim shërbesë përsëri njëri-tjetrit, do të vizitojmë njëri-tjetrin dhe do të kënaqemi me shoqërinë e njëri-tjetrit”, thotë ai.

Plaku Poznanski drejton programet arsimore të Kishës për rininë dhe të rinjtë në moshë madhore në Europë, që është puna e tij me kohë të plotë. Ai kujton shqetësimin se studentët e regjistruar mund të hasnin sfida gjatë pandemisë që do t’i çonin në humbjen e orëve mësimore ose shkëputjen nga frekuentimi. Megjithatë, orët mësimore u bënë nga interneti dhe ai dëshmoi ndihmë hyjnore. “Dhe në fund të vitit 2020, ne kishim më shumë studentë sesa në vitin e mëparshëm”, sjell ndërmend ai.

Thirrja si I Shtatëdhjetë Zonal e ka ndihmuar gjithashtu atë që të mësojë t’i mirëbesojë Perëndisë, thotë Plaku Poznanski. Ai u pushtua nga ankthi dhe pasiguria, por në të njëjtën kohë, nga dashuria e Jezu Krishtit. “Unë mund të ndieja se nuk duhej të shqetësohesha. Zoti do të më ndihmojë”, e mbyll ai.