Super e Shtuna, 12 maj 2018

Te rinjte dhe te rejat

Më datë 12 maj 2018 u organizua aktiviteti Super e Shtuna me pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave të kunjit Tirana Shqipëri si dhe të rinjtë dhe të rejat e njësive të Misionit të Adriatikut Jugor.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 90 pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri, Berati, Shkodra, Elbasani, Pogradeci e Korça.

Diplomimi

Të shumtë ishin studentët që u diplomuan dhe u çertifikuan për përfundimin dhe angazhimin e tyre në seminar.

Ky aktivitet u organizua nga Kunji i Shqipërisë, Presidenca e të Rinjve dhe të Rejave, Seminari & Instituti i Fesë. Gjatë këtij aktiviteti u fol rreth sfidave që të rinjtë përballen sot dhe se si ungjilli na ndihmon të mësojmë se si ti përballojmë dhe kapërcejmë këto sfida duke ruajtur integritetin moral dhe duke u kujdesur për trupin tonë dhe shpirtin tonë.

Gjithashtu nuk munguan lojrat dhe aktivitetet zbavitëse, si për shembull mbrëmja e kërcimit e cila tashmë është kthyer në një traditë midis shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.

Shqipëria po rrit një brez të mrekullueshëm të rinjsh dhe të rejash nën drejtimin dhe udhëzimin e Frymës së Shenjtë.

Ata rriten shpirtërisht duke mësuar rreth ungjillit në klasat e tyre të seminarit dhe nëpërmjet pjesëmarrjes në Kishë. Ata forcohen fizikisht duke jetuar sipas standarteve të Perëndisë dhe qëndrojnë të palëkundur përballë sfidave që hasin çdo ditë.

Le të ndjekim të gjithë ne shembullin e tyre dhe të bëhemi edhe ne mjeshtra në studimin e shkrimeve të shenjta.

Seminaristë, vazhdoni përpara me besim!


Foto nga aktiviteti do të vendosen në ditët në vazhdim.