Si e Përgatiti Zoti Botën për Rivendosjen

linoleum_first_vision_warren_luch Forcat e Dritës dhe të Errësirës, nga Warren Luch, me mirësinë e Muzeut të Historisë së Kishës

Zoti e përgatiti botën për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit shumë kohë përpara se Ati dhe Biri t’i shfaqeshin Jozef Smithit në vitin 1820. Në fakt, përgatitja e Zotit për të rivendosur plotësinë e ungjillit të Tij në ditët e fundit filloi përpara se të krijohej bota.

Në zbulesën e tetorit 1918 që njihet si seksioni 138 në librin Doktrina e Besëlidhje, të marrë nga Presidenti Jozef F. Smith (1838–1918), ne mësojmë se udhëheqësit e hershëm të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe shumë “shpirtra të [tjerë të] zgjedhur … u mbajtën që të vinin në plotësinë e kohëve për të marrë pjesë në ngritjen e themeleve të veprës së madhe të ditëve të mëvonshme” (Doktrina e Besëlidhje 138:53; theksimi i shtuar).

Presidenti Smith pa “se ata ishin gjithashtu mes atyre fisnikëve dhe të mëdhenjve të cilët u zgjodhën nga fillimi” (Doktrina e Besëlidhje 138:55). Ai shtoi se “ata, me shumë të tjerë, i morën mësimet e para në botën e shpirtrave dhe u përgatitën për të ardhur në kohën e duhur të Zotit për të punuar në vreshtin e tij për shpëtimin e shpirtrave të njerëzve” (Doktrina e Besëlidhje 138:56; theksimi i shtuar).

Pas krijimit të tokës, “profetë[t e lashtë] … që nga fillimi i botës” folën, kënduan, ëndërruan dhe profetizuan rreth “ripërtëritjes të të gjitha gjërave” (Veprat e Apostujve 3:21; shih edhe Lluka 1:67–75).

Duke folur veçanërisht rreth profetit të parë të Rivendosjes së Kishës së Jezu Krishtit, Presidenti Brigam Jang (1801–1877) vërejti: “Zoti e kishte ruajtur [Jozef Smithin] dhe atin e tij, dhe atin e atit të tij, dhe paraardhësit e tyre të gjithë deri tek Abrahami, dhe nga Abrahami te përmbytja, nga përmbytja tek Enoku, dhe nga Enoku tek Adami. Ai e ka vëzhguar atë familje e atë gjak ndërsa ka qarkulluar që nga burimi i tij deri tek lindja e atij njeriu. [Jozef Smithi] qe parashuguruar në përjetësi për të kryesuar këtë periudhë të fundit ungjillore.”

Ndërkohë që kremtojmë 200‑vjetorin e Vegimit të Parë këtë vit, mund të jetë e përshtatshme që të kujtojmë burrat dhe gratë e shumta përgjatë udhës së viteve, të cilët u frymëzuan nga Zoti teksa Ai e përgatiti botën për Rivendosjen që filloi kur Ati dhe Biri iu shfaqën të riut Jozef Smith, i cili po kërkonte falje dhe drejtim në vitin 1820.

Teksa shohim pas në histori, ne do të zbulojmë se shumë zbulesa ndikuan në botë duke i përgatitur njerëzit për Kishën e Zotit që të rivendosej në ditët e fundit.

Revolucioni i Dorëshkrimit

Një nga mënyrat më të rëndësishme se si Zoti e përgatiti botën për Rivendosjen e ungjillit të Tij, ishte një revolucion i dorëshkrimit i cili lindi nga shpikja dhe përdorimi i papiruseve dhe pergamenës.

Pergamena, e bërë nga lëkura e kafshëve, u përdor në kohët e lashta dhe në periudhën e hershme moderne si një sipërfaqe shkrimi. Kopjet më të hershme që njihen të Biblës Hebraike (Dhiatës së Vjetër) dhe shumë kopje të rëndësishme, të mëvonshme të Biblës u ruajtën në pergamenë.

Papirusi, i bërë nga palca e bimës së papirusit, është një material tjetër i përdorur në kohët e lashta si sipërfaqe shkrimi. Kopjet më të hershme të librave të Dhiatës së Re janë të ruajtura në papiruse.

Këto materiale shkrimi, krahasuar me shkrimin mbi fletë guri apo argjile, e bënë të lehtë për shkruesit që t’i shënonin fjalët e Perëndisë të marra nëpërmjet profetëve dhe apostujve të frymëzuar. Duke përdorur këto materiale shkrimi, shkrues të shumtë, të panumërt dhe të panjohur i kopjuan, i përçuan dhe i ruajtën me zell shkrimet e shenjta në kopje të shumta me qëllim që flakët e besimit të mos shuheshin kurrë.

Për shembull, unë mësova kohët e fundit se “ka më shumë se njëqind dorëshkrime të Ungjillit të Mateut të shkruara në greqisht”, me shumë dorëshkrime të tjera biblike të prodhuara në pergamenë gjatë Mesjetës... Më shumë


Për të lexuar artikullin e plotë shtypni ketu ose ndiqni hallken lidhëse meposhtë:

Si e Përgatiti Zoti Botën për Rivendosjen - E përjavshmja për TRMM-të