Shenjtorët e ditëve të mëvonshme njoftojnë ndryshime në udhëheqjen e Europës

Duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2021, Plaku Masimo De Feo do të marrë shërbimin e tij si Presidenti i ri i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2021, Plaku Masimo De Feo do të marrë shërbimin e tij si Presidenti i ri i Zonës së Europës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Deri atëherë, ai do të vazhdojë detyrën e tij si Këshilltar i Parë. 60-vjeçari italian u tërhoq nga karriera në administratën qeveritare kur filloi shërbesën e tij kohëplotë si autoritet i përgjithshëm në vitin 2016.

Tani Këshilltari i Dytë, Plaku Erik W. Kopishke, ish-mësues dhe ish-administrator nga Gjermania, do të shërbejë si Këshilltar i Parë. Ish-profesori i juridikut i lindur në Argjentinë, Plaku Ruben V. Alliod, do t’i bashkohet trupës së udhëheqjes si Këshilltar i Dytë. Presidenti aktual Plaku Geri B. Sabin do të pranojë një detyrë tjetër.

Njoftimi u bë nga Presidenca e Parë e Kishës ditën e mërkurë, më 21 prill 2021. Presidenti i ri i Zonës dhe dy Këshilltarët e tij do të marrin përkrahje nga një numër Të Shtatëdhjetësh Zonalë dhe Këshilluesesh Zonale për Organizatat që shërbejnë mbi baza vullnetare.

Administrimi i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndahet sipas zonave gjeografike. Zona e Europës me zyrat qendrore në Frankfurt-mbi-Majn shtrihet lart në veri deri në vendet nordike dhe në jug deri në Spanjë dhe Kepin e Gjelbër.

Presidenca e re e Zonës së Europës e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Presidenca e re e Zonës së Europës e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, që hyn në fuqi më 1 gusht 2021. Nga e majta në të djathtë: Plaku Erik W. Kopishke, Këshilltar i Parë, Plaku Masimo De Feo, President dhe Plaku Ruben V. Alliod, Këshilltar i Dytë.