Qëndroni në vende të pastra

Sherbim

Si shenjtorë ne i kushtojmë një vëmendje të konsiderueshme komunitetit ku jetojmë dhe si mund ti përmisojmë ato. Prandaj anëtarët e lagjes Vlorë organizuan një aktivitet shërbimi për pastrimin e Pyllit të Sodës. Ky ambjent është një bukuri e rrallë natyrore e qytetit dhe pakujdesi i njerëzve ka bërë që të jetë shumë i ndotur.

Si pjese e komunitetit ne ndjejmë keqardhje por edhe kënaqësi që ne mund të marrim këtë mundësi për të shërbyer e pastruar natyrën nga mbeturinat. Ne ndjehemi më të lumtur kur ne përpiqemi të bëjmë dicka të mirë për qytetin dhe njerëzit përreth.

Duke marrë shkas nga ky aktivitet, ne organizuam një mësim shpirtëror rreth Vegimit të Parë të Jozef Smithit, me temën “Dëgjoje Atë” Ne folëm për ngjarjen më të rëndësishme të historisë së kishës sonë, ku Jozefi, një djal 14 vjeçar shkoi në pyll për tu lutur Perëndisë. Dhe si pasojë, Perëndia bashkë me Jezu Krishtin iu shfaq atij. Ky mesazh u përcoll tek të gjithë anëtaret e Lagjes së Vlorës, duke i dëshmuar ata për të vërtetën e Ungjilli të Rivendosur por edhe për ti dhënë rendësi mbajtjes pastër të vetes sonë dhe vendin ku ne jetojmë.