Presidenca e Parë Njofton Ndryshime në Konferencën e Përgjithshme

Sesioni i mbrëmjes të së shtunës do të ndërpritet; pjesëmarrja nga afër në konferencën e tetorit të vitit 2021 nuk do të jetë e mundur

Presidenca e Parë Njofton Ndryshime në Konferencën e Përgjithshme

Presidenca e Parë e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka njoftuar ndryshime në konferencat e përgjithshme të ardhshme të Kishës, të cilat zhvillohen çdo muaj prill dhe tetor.

Duke filluar nga konferenca e përgjithshme e tetorit e në vazhdim, sesionet e mbrëmjes të së shtunës do të ndërpriten. Më parë një sesion i mbrëmjes të së shtunës zhvillohej për gratë (në tetor) ose mbajtësit e priftërisë (në prill). Ky ndryshim po bëhet pasi të gjitha sesionet e konferencës së përgjithshme tani janë në dispozicion për këdo që dëshiron t’i shohë apo dëgjojë.

Punimet e konferencës për konferencën e përgjithshme të tetorit të vitit 2021 (që do të zhvillohet më 2–3 tetor), do të nisin nga salla e Qendrës së Konferencave në Solt-Lejk-Siti. Përsëri, Qendra e Konferencave do të mbyllet për publikun.

Konferenca e përgjithshme është një mundësi që anëtarët e Kishës dhe miqtë në të gjithë botën të marrin mesazhe rreth Shpëtimtarit, Jezu Krishtit, nga profetët dhe apostujt e gjallë nëpërmjet teknologjisë në zgjerim e sipër.