Një Vit i Ri me Besim në Krisht

Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Plaku Leimer
Plaku Axel H. Leimer, Gjermani I Shtatëdhjetë Zonal

Ne jetojmë në kohë trazire të madhe.  Lajmet e përditshme dhe vetë sfidat tona vetjake mund të bëjnë që guximi ynë të mpaket dhe shkaktojnë frikë që të na pushtojë.[i]  Por profetët na kanë mësuar se besimi e largon frikën dhe sjell një ndriçim të shpresës.[ii] Shkrimet e shenjta e përcaktojnë besimin si siguri dhe mirëbesim në Jezu Krisht. Ne mirëbesojmë se Ai është Biri i Perëndisë dhe se nëpërmjet Shlyerjes Ai ka fuqinë për të na shpëtuar.

Besimi në Zotin Jezu Krisht është parimi i parë i ungjillit.[iii] Ai na jep fuqinë për:

  • t’i pëlqyer Perëndisë;[iv]
  • të marrë ndihmë dhe drejtim nga Ai;[v]
  • të marrë përgjigje për lutjen dhe për të na u shfaqur e vërteta;[vi]
  • të ndryshuar zemrën;[vii]
  • t’u penduar dhe për t’u pagëzuar;[viii]
  • të marrë falje;[ix]
  • të dëshmuar mrekulli të mëdha;[x]
  • të na dhënë forcë;[xi]
  • t’u shëruar;[xii]
  • t’u shpëtuar; [xiii]
  • të parë drejt Perëndisë dhe për të jetuar;[xiv]
  • t’u kapur pas gjërave të mira;[xv]
  • t’i ndihmuar prindërit që t’u japin mësim fëmijëve të tyre[xvi] dhe
  • të duruar deri në fund.[xvii]

Besimi është një fuqi e madhe pozitive që mund të na ngrejë mbi retë e shqetësimeve dhe të na ndihmojë të bëhemi të plotë në Krisht.  E drejta për besim nuk kufizohet tek ata që tashmë janë të fortë, as nuk varet nga një profesion ose pozicion i jashtëm.  Përkundrazi, ai është e drejta e të gjithë atyre që zgjedhin ta ndjekin Krishtin dhe doktrinën e Tij të thjeshtë: pendohuni dhe pagëzohuni.[xviii]  Kur kemi zgjedhur ta përqafojmë atë ungjill dhe të veprojmë sipas asaj doktrine[xix], madje edhe më të dobëtit nga ne bëhen të fortë.[xx]  “Besimi te Jezu Krishti është një dhuratë nga qielli që vjen kur ne zgjedhim të besojmë dhe kur e kërkojmë e mbahemi tek ai.”[xxi]  “Kur zgjedhim të ndjekim Krishtin me besim dhe jo të zgjedhim një udhë tjetër për shkak të frikës, ne bekohemi me pasoja që u përshtaten zgjedhjeve tona.”[xxii]

Nëse zgjidhni një përtëritje të besimit tuaj këtë vit të ri, ju mund të ndiqni disa hapa të thjeshtë.  Së pari, njiheni Shpëtimtarin dhe duajeni Atë. Mund të filloni duke ua vënë veshin ose duke i lexuar fjalët e Tij.[xxiii]  Vendosni që të mos e humbisni pjesëmarrjen në Kishë ose leximin e shkrimeve të shenjta; në veçanti Librin e Mormonit.  Lexojeni Librin e Mormonit me qëllimin për ta njohur Shpëtimtarin më mirë.  Ju mund të dëshironi që ta nënvizoni ndonjë referencë që lidhet me tiparet dhe mësimet e Tij.  Së dyti, ndërsa besimi juaj rritet, vendosni që të jetoni sipas mësimeve të Tij.  “Kur kemi besim në Krisht, ne pranojmë dhe zbatojmë Shlyerjen dhe mësimet e Tij. Ne kemi mirëbesim tek Ai dhe tek ajo që Ai thotë. … Ne besojmë në Krisht dhe besojmë se Ai dëshiron që ne të mbajmë të gjitha urdhërimet e Tij. Ne duam të tregojmë besimin tonë duke iu bindur Atij.”[xxiv]

Sapo arrijmë ta njohim Atë, ne do të kemi një dëshirë të madhe për t’i zbatuar urdhërimet e Tij.[xxv]  Shpëtimtari dha mësim me thjeshtësi: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia”.[xxvi]  Ky mësim është sa i fuqishëm, aq edhe i thjeshtë.  Ne duhet t’i zbatojmë urdhërimet, jo nga frika, por të shtyrë nga dashuria.  Zoti po na fton që t’i zbatojmë urdhërimet e Tij dhe ta vlerësojmë ligjin e Tij si beben e syve dhe t’i shkruajmë ato mbi pllakat e zemrës sonë.[xxvii]  Gjatë profetizimit të besëlidhjes së re në ditët e mëvonshme, Zoti tha: “Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem Zoti i tyre dhe ata do të jenë populli im”.[xxviii]

beben e syve

Ndërsa bota vazhdon të ndryshojë dhe zemrat e njerëzve mpaken, ka një forcë dhe paqe që gjendet te besimi në Jezu Krisht.  Krishti ofrohet për t’i bërë barrët tona të lehta.[xxix]  E marrshim ne, si më të dobëtit e të dobëtëve, atë burim force dhe përjetofshim një vit të ri me besim më të madh dhe siguri më të madhe për shpëtimin tonë vetjak!

 


[i] DeB 88:89–91

[ii] 2 Nefi 31:20

[iii] Nenet e Besimit 1:4

[iv] Hebrenjve 11:6

[v] 1 Nefi 7:12; 1 Nefi 16:28; Moroni 7:26

[vi] DeB 10:47,52; Mosia 27:14; Moroni 10:4

[vii] Mosia 5:7

[viii] 2 Nefi 9:23

[ix] Enos 1:3–8

[x] 2 Nefi 26:13; Ethëri 12:12; Moroni 7:27–29, 34–38

[xi] Alma 14:26; Ethëri 12:27–28, 37

[xii] 3 Nefi 17:8

[xiii] Mosia 3:12; Efesianëve 2:8; 2 Nefi 25:23

[xiv] Helamani 8:15

[xv] Moroni 7:28

[xvi] DeB 68:25

[xvii] DeB 20:25,29

[xviii] DeB 10:67

[xix] DeB 101:78

[xx] Ethëri 12:27; DeB 1:19; DeB 133:58

[xxi]Besimi Nuk Vjen nga Rastësia, por nga Zgjedhja Nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, Konferenca e Përgjithshme e Tetorit 2015

[xxii] Jetoni me Anë të Besimit dhe Jo të Frikës; Kuentin L. Kuk. Nëntor 2007

[xxiii] Romakëve 10:17

[xxiv] Predikoni Ungjillin Tim: Një Udhëzues për Shërbimin Misionar [2005], f. 61–62

[xxv] 1 Gjon 2:3

[xxvi] Gjoni 14:15; Gjoni 15:10; DeB 46:9; DeB 124:87; Mosia 13:14,

[xxvii] Fjalët e Urta 7:2–3

[xxviii] Jeremia 31:33

[xxix] Mateu 11:30