Motra Emili Bell Frimani, Presidente e Përgjithshme e Të Rejave e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, dhe Motra Emi A. Rajt, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Fillores, kanë përfunduar një turne plot shpirtshmëri në mbarë Europën, duke u dhënë shërbesë të rinjve e të rejave, fëmijëve, familjeve, udhëheqësve, misionarëve dhe udhëheqësve civilë në pesë shtete gjatë shtatë ditëve.
Ditët e takimeve shpirtërore të fuqishme gjatë turneut në Berlin, ku mori pjesë Presidentja Friman, dhe në Romë, ku mori pjesë Motra Rajt, vendosën tonin për një javë të mbushur me lidhje të përzemërt dhe mësimdhënie të frymëzuar.
Në Varshavë të Polonisë, Motra Friman u takua me partnerët e projekteve humanitare dhe diskutoi për punën e tyre, qëllimet dhe partneritetet e tyre me Kishën. “Kur u shërbejmë të tjerëve, ne i shohim ata ashtu siç i sheh Ai”, – tha Motra Friman.
Ndërkohë, Motra Rajt udhëtoi për në Zyrih të Zvicrës dhe u takua me anëtarë dhe miq të Kishës. Prania e saj iu vuri theksin përpjekjeve të Kishës për të nxitur dialog me tone respekti dhe për të ndërtuar ura lidhjeje në mbarë Europën.
Të dyja udhëheqëset u ribashkuan në Lion të Francës, ku udhëhoqën takimet shpirtërore të ndërthurura për rininë dhe fëmijët. Motra Rajt dëshmoi për potencialin hyjnor në çdo fëmijë, ndërsa Motra Friman i ftoi anëtarët të mbanin parasysh se si dha shërbesë dhe shëroi Shpëtimtari, pavarësisht nga fakti se çfarë tjetër kishte për të kryer në listën e Tij “të detyrave”.
Duke e përmbyllur në Bruksel të Belgjikës, Motrat udhëhoqën një sërë takimesh shpirtërore dhe mbledhjesh, duke dhënë dëshmi për ndikimin dhe fuqinë e bashkësive dhe komuniteteve në një rajon të larmishëm dhe dinamik. Ato i nxitën anëtarët të jenë shembuj të Shpëtimtarit në shtëpitë, shkollat dhe qytetet e tyre.
Gjatë gjithë turneut, Presidentja Friman dhe Motra Rajt qenë shembull i thirrjes së Shpëtimtarit, me anë të profetëve bashkëkohorë, për të ushqyer besimin, për të forcuar familjet dhe për t’u shërbyer komuniteteve. Ato na kujtuan se dishepullimi është vetjak dhe kolektiv njëkohësisht dhe se çdokush ka një rol të shenjtë në përgatitjen e botës për kthimin e Shpëtimtarit.