Mbledhja e Përgjithshme e Priftërisë

Priesthood meeting
1

Kunji Tiranë, Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe pjesemarrjen e Misionit te Adriatikut Jugor, zhvilloi me datë 27 Janar 2018 mbledhjen e përgjithshme të priftërisë. Ky takim zhvillohet njëherë në vit për të udhëzuar dhe frymëzuar mbajtësit e priftërisë dhe për diskutimin e çështjeve të ndryshme të priftërisë për mbarëvajtjen e kishës në Shqipëri.

Mbajtës të priftërisë të kunjit si edhe përfaqësues nga Misioni i Adriatikut Jugor ishin të pranishëm në këto takime ku u fol dhe u diskutua për rëndësinë dhe shenjtërinë e priftërisë.

2

Ky takim u zhvillua i ndarë në dy sesione. Lagja Vlorë, dega Lushnje, dega Fier dhe dega Berat u takuan gjatë paradites në Vlorë. Lagjet e Tiranës, lagja Durrës, dega Elbasan si edhe dega Shkodër u takuan gjatë pasdites në Tiranë.

Këto mbledhje kryesoheshin nga presidenti i kunjit Medlir Mema dhe u drejtuan, në Vlorë nga Sparti Kashari këshilltar i parë në presidencën e kunjit dhe në Tiranë nga Olsi Agalliu këshilltar i dytë në presidencën e kunjit.

Këto takime ishin të ndara në dy pjesë. Gjatë pjesës së parë patëm mundësinë të dëgjonim bisedat e përgatitura nga presidenca e kunjit si edhe dëshminë e presidentit Anderson, presidenti i misionit të Adriatikut Jugor së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

2

Gjatë pjesës sy dytë pjesëmarrësit u ndanë në klasa sipas grupmoshave. Këto klasa u drejtuan nga presidenca e kunjit me ndihmën e peshkopëve dhe presidentit të misionit. Këto klasa u trajtuan në formën e një trajnimi ku u diskutuan tematike të ndryshme si: parapërgatitja për mision, administrimi i duhur i ordinancave të priftërisë, ji i vërtetë ndaj besimit si edhe shumë pika të tjera të rëndësishme për mbajtësit e priftërisë si edhe mbarëvajtjen e lagjeve/degëve dhe të kunjit.