Konferenca e Kunjit Tiranë Shqipëri

Mjete në duart e Zotit

Me datë 28 Qershor 2020, u mbajt konferenca e kunjit Tiranë Shqipëri. Konferenca u mbajt ne ndërtesën kishtare Durrës, dhe u transmetua drejtpërdrejt nëpërmjet teknologjisë.

Këtë konferencë e kryesonte Elder Gary B. Sabin, President i Zonës së Evropës. Gjithashtu pjesëmarrës ne konferenc ishte Elder Torben Engbjerg, i Shtatëdhjetë zonal, Presidenti i Misionit të Adriatikut Jugor Hal G. Anderson dhe bashkëshortja e tij, si edhe anëtaret e presidencës së kunjit Tirane Shqipëri.

Në këtë konferencë u lajmërua krijimi i Distriktit të Elbasanit që do të përfshijë qytetet Elbasan, Fier, Lushnje, Berat, Korçë dhe Pogradec. Ky distrikt do të udhëhiqet nga presidenca e re e thirrur me president vëllain Marsel Pane me këshilltarë vëllain Jurgen Mene dhe vëllain Phillip Maxfield.

Kunji Tiranë Shqipëri do të vazhdojë të përbehet nga Lagja e Durrësit, Tirana 1, 2, 3, 4, Lagja e Vlorës dhe Dega e Shkodrës, si edhe dy njësitë e sapo krijuara, ajo e Kamzës dhe Kombinatit.

Gjithashtu, në këtë konferencë u riorganizua Presidenca e Kunjit Tiranë Shqipëri, ku si president u thirr vëllai Jetmir Hysi me këshilltarë vëllain Erald Veliu dhe vëllain Ilir Dodaj.

Medlir Mema dhe Bashkeshortja

Në fjalët përshëndetëse Presidenti i kunjit Medlir Mema tha 'Udhëheqja është ne funksion të kohës. Çdo udhëheqës është reflektim i kohës gjatë së cilës ai shërben'.

Presidenti Sabin në fjalën e tij tha: “puna e Perëndisë po përshpejtohet dhe se Ai është i interesuar në rritjen shpirtërorë të shenjtoreve më tepër sesa në rehatinë e tyre”. Ai vazhdoi duke thënë, “Ne jemi në një udhëtim për tu bërë më mirë. Sfidat dhe vështirësitë janë shkallë për të na ndihmuar të rritemi më lartë. Ne kemi privilegjin të udhëhiqemi nga një profet i cili merr frymëzim nga Perëndia.'

Presidenca e Distriktit Elbasan Shqiperi
Presidenca e Distriktit Elbasan Shqipëri
Presidenca e Kunjit Tirane SHqiperi
Presidenca e Kunjit Tiranë Shqipëri