2021

FSY 2021

facebook-cover-photo-YM-alb

PËR FORCËN E RINISË

Mirësevini në FSY

FSY është një program mbarëbotëror që inkurajon, ndihmon, udhëzon ata që marrin pjesë, teksa përpiqen të 'vijnë tek Krishti'.

Aktivitetet e planifikuara

Klasa, aktivitete grupi, mbrëmje vallëzimi, mbledhje shpirtërore, etj...

Kohëzgjatja

FSY është një program i plotë pesë ditor, i cili fillon të hënën (Gusht 2021) në mëngjes dhe përfundon të shtunën (Gusht 2021) herët në mëngjes.

Mosha e lejuar

Pjesëmarrësit duhet të mbushin 13 vjeç në vitin e pjesëmarrjes në FSY dhe duhet të jenë ende 18 vjeç kur sesioni fillon. Këshilltarët duhet të jenë së paku 20 vjeç për të shërbyer.

Kush mund të marrë pjesë?

Të rinjtë e të rejat e çdo feje mund të marrin pjesë në program nëse ata pranojnë të mbajnë standardet e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe rregullat për veshjen dhe paraqitjen. Ne inkurajojmë të gjithë të rinjtë e të rejat të ftojnë miqtë e tyre që nuk janë anëtarë të Kishës për të ardhur në FSY.

Mikëpritje të specializuara

Të rinjtë dhe të rejat me vështirësi të rënda fizike ose mendore ose aftësi të kufizuara që kërkojnë vëmendje të veçantë duhet të kontaktojnë ekipin organizativ të FSY përpara se të regjistrohen (Kontakt dhe Informacion).

Dëshironi të merrni pjesë në FSY. REGJISTROHU TANI