Dhurimet e Gjakut u Shpëtojnë Jetën të Vegjëlve. Kremtoni Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut

Rebeka Ueringu, një anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonushme në Britaninë e Madhe, kujton çastin kur kuptoi se e porsalindura e saj e vockël, Megani, do të kishte nevojë për gjak që t’i shpëtohej jeta.

Juve nuk ju kujtohet gjithmonë nevoja për të dhuruar gjak derisa del një reklamë nga Kryqi i Kuq, një afishe që njofton një fushatë vendore për dhurimin e gjakut, ose derisa një njeri i dashur ka nevojë për transfuzion gjaku për t’i shpëtuar jetën.

Rebeka Ueringu, një anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonushme në Britaninë e Madhe, kujton çastin kur kuptoi se e porsalindura e saj e vockël, Megani, do të kishte nevojë për gjak që t’i shpëtohej jeta.

Pavarësisht se nuk erdhi para kohe, Megani dukshëm lindi nën peshë. Prindërit e Meganit, Uilliam dhe Rebeka Ueringu, morën lajmin tronditës se diçka nuk shkonte me vogëlushen e tyre. Një konsultë në kardiologjinë pediatrike vërtetoi se Megani kishte një sëmundje të rëndë që njihet si Tetralogji e Fallot-it (TOF). Kjo sëmundje e rrallë bën që të rrjedhë gjak me nivel të ulët oksigjeni nga zemra dhe në pjesën tjetër të trupit.

Për ta shëruar zemrën, Meganit do t’i duhej një operacion ne zemër ndërkohë që ishte veçse 4 muajshe.

Mjekët zbuluan se grupi i gjakut të Meganit ishte 0 negativ. Duke qenë një nga grupet më të rralla të gjakut, që përbën vetëm 6,6 % të popullsisë së botës, spitali nxori një njoftim urgjent në të gjithë qytetin për dhurues gjaku me grupin 0 negativ.

Familja Uering dhe bashkësia e tyre e kishës agjëruan dhe u lutën për vullnetarë që të dhuronin gjak. Pikërisht të nesërmen, lutjet e tyre morën përgjigje kur 73 të panjohur iu përgjigjën njoftimit urgjent. Rebeka kujton emocionet e forta më mbrapa kur shihte njerëzit të dyndeshin në spital për të nxituar në ndihmë të foshnjës së saj.

Dhurimet e Gjakut u Shpëtojnë Jetën të Vegjëlve.  Kremtoni Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
Familja Uering, Rebeka (majtas), Megani, Ezekieli, Uilliami dhe Dilani janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Angli. Autorësia e Fotografisë: Brett Beresford

“Në një ditë të vetme, u shfaqën 73 njerëz. Disa njerëz kishin udhëtuar vërtet nga vende si Njukasëlli, që është 3 orë larg me makinë vetëm që të ishin në gjendje të dhuronin”, thotë Rebeka. “Unë sigurisht nuk mund të thoja: ‘Oh, po ndihmoni vajzën time’, por po qëndroja te hyrja duke parë njerëzit të hynin dhe pyetnin se ku të shkonin dhe po, ishte një përgjigje shumë e madhe e një lutjeje.”

Megani iu nënshtrua 14 transfuzioneve të gjakut, një për çdo orë që ishte në operacion. Me ndihmën e vullnetarëve që dhuruan gjak, jeta e Meganit u shpëtua atë ditë.

Dhurimet e gjakut shpëtojnë miliona jetë, ashtu si jetën e Meganit, çdo vit. Dhurimet e gjakut përdoren për një larmi gjërash si pacientë me trauma, lindje, anemi, çrregullime të gjakut, trajtime të kancerit dhe shumë të tjera. Statistikat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shpallin se dhurimi i 1 njësie gjak mund të shpëtojë deri në 3 jetë njerëzish.

Megan Ueringu nga Lidsi i Anglisë, tani është një e re e shëndetshme pasi u diagnostikua me një sëmundje në zemër që i rrezikoi jetën në vitin 2008 kur ishte e porsalindur. Autorësia e fotografisë: Rebeka Waring
Megan Ueringu nga Lidsi i Anglisë, tani është një e re e shëndetshme pasi u diagnostikua me një sëmundje në zemër që i rrezikoi jetën në vitin 2008 kur ishte e porsalindur. Autorësia e fotografisë: Rebeka Waring

Më 14 qershor, vendet përreth botës çdo vit kremtojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo ditë ka për qëllim t’i falënderojë dhuruesit vullnetarë e të papaguar të gjakut për gjakun që japin si dhuratë që shpëton jetë dhe të rritë ndërgjegjësimin për nevojën për dhurime të rregullta të gjakut për të siguruar cilësi, siguri dhe mundësi për gjak për pacientët në nevojë.

Familja Uering dhuron gjithashtu gjak për të treguar mirënjohjen e vet për transfuzionet e gjakut që i shpëtuan jetën Meganit. Babai dhe gjyshi i Meganit dhurojnë gjak një herë në muaj si përpjekje për të kontribuar edhe ata për komunitetin që i shpëtoi jetën Meganit.

Trembëdhjetë vite më vonë, Megani ka qejf shumë prej gjërave që do t’i pëlqenin një adoleshenteje normale si futbolli, tenisi dhe vallëzimi. Rebekës i pëlqen shumë ta shohë bijën e saj të shëndetshme të përmbushë të gjitha gjërat që ata kurrë nuk e merrnin me mend se foshnja e tyre e vockël dhe e sëmurë do të ishte ndonjëherë në gjendje të bënte.

“Ndonjëherë e shoh atë dhe mendoj si ndodhi kjo?” Thotë Rebeka. “Nga një foshnjë e vockël që mezi kishte energji të mjaftueshme për të qarë, ajo u bë një person plot gjallëri, energjike dhe e këndshme.” 

“Ti nuk mendon me të vërtetë për [dhurimin e gjakut] derisa je ti personi që ke nevojë për të apo fëmija yt është personi që ka nevojë për të”, thotë Rebeka. “Madje mendoj se as nuk do të kishte qenë në planet tona nëse nuk do të kishim kaq shumë nevojë për të. Ndaj mendoj se njerëzit që tregojnë histori nga përvojat e tyre vetjake ndihmojnë për ta rritur ndërgjegjësimin.  Juve mund t’ju nevojitet [gjak i kontrolluar] një ditë dhe ai duhet të jetë atje.”