GrandBlenk të Miçiganit

Deklaratë mbi Dhunën në një Godinë Kishtare në GrandBlenk të Miçiganit

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori njoftimin vijues për median të dielën, më datë 28 shtator 2025.

“Një akt tragjik dhune ndodhi sot në një godinë kishtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në GrandBlenk të Miçiganit. Gjatë shërbesave të adhurimit të së dielës, një njeri i armatosur hapi zjarr dhe raportimet e para vënë në dukje se u plagosën disa persona. Ne kërkojmë bashkëpunim me autoritetet vendore teksa vihen në dispozicion hollësitë e ngjarjes.

Kisha është duke komunikuar me organet ligjzbatuese të vendit teksa hetimet vazhdojnë dhe teksa marrim përditësime për gjendjen e të lënduarve nga kjo ngjarje. U japim falënderime punonjësve të urgjencës të cilët po u vijnë në ndihmë viktimave dhe familjeve.

Jemi thellësisht mirënjohës për vërshimin e lutjeve dhe shqetësimit nga njerëz tejet të shumtë anekënd botës. Në çaste hidhërimi dhe pasigurie, ne gjejmë forcë dhe ngushëllim nëpërmjet besimit tonë te Jezu Krishti. Vendet e adhurimit kanë për qëllim të jenë shenjtërore të paqebërjes, lutjes dhe krijimit të lidhjeve njerëzore. Lutemi për paqe dhe shërim për të gjithë njerëzit e përfshirë.”

image