Çelet Ekspozita Fotografike “Ikonografi Moderne”

1113
1112

U çel sot, 2 Shkurt 2018 në galerinë e muzeut historik kombëtar ekspozita fotografike “Ikonografi Moderne”. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në Tiranë deri me datë 15 Shkurt 2018, ku më pas do të spostohet në Durrës dhe Pogradec gjatë javëve në vijim.

Në hapjen e kësaj ekspozite morën pjesë fotografë, artistë, e shumë njerëz të tjerë të apasionuar pas artit të fotografisë dhe frymëzimit që kjo formë arti përfaqëson.

1114

Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Blerina Agalliu drejtorëshe e marrëdhënieve për çështjet me publikun e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, më pas ajo ftoi për fjalën përshëndetëse Aubrie Mema, kuratore e ekspozitës si dhe Medlir Mema president i Kunjit Tirana, Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtoreve të Ditëve të Mëvonshme ku në bashkepunim me “Fondacionin Shqiptar Besim ne Ç’do Hap” mundësuan këtë ekspozitë.

1115

Pas fjalës përshëndetëse si edhe falenderimit për të gjithë ata që sollën punimet e tyre, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin fotot e ndryshme si dhe të bisedonin me disa prej fotografëve të pranishëm në këtë eveniment. Në këtë ekspozitë gjithashtu do të gjeni një kënd të vecantë me foto në nder të “Fondacionit Fundjavë Ndryshe” fitues i cmimit Vlerat Familjare. Ky cmim u jepet atyre individëve ose institucioneve që kanë kontribuar dhe kontribuojnë në rritjen e vlerave familjare dhe shoqërore.

1116

Ekspozita, “Ikonografi Moderne”, kërkon të shqyrtojë mënyrat e ndryshme të adhurimit dhe se si ata mund të prezantohen nëpërmjet thjerrës së aparatit fotografik. Synimi i ekspozitës është për të festuar atë që na bashkon nëpërmjet ndërthurjes së mënyrave të larmishme të adhurimit dhe të ndërtojë ura lidhëse për të kaluar pertej ndasive fetare ose jo-fetare, ose pasioneve dhe këndvështrimeve të larmishme që gjenden në shoqërinë shqiptare sot.

1117
Fatjona Priska Fotografe Pjesëmarrëse
1118
Rovena Cerkja Fotografe Pjesëmarrëse

Në varësi të kulturës, trashëgimisë ose besimit, disa mund të adhurojnë një perëndi ose krijues të madhërishëm, në qiell lart apo në tokë. Megjithatë, ajo që na bashkon është se të gjithe kërkojmë një lidhje më të thellë me githësine ose natyrën rreth nesh.

1118
1119

“Pa adhurim ne bëhemi të mjeruar”, shkroi pastori dhe autori A. W. Tozer.

Adhurimi mund të përcaktohet nga ritet, ceremonitë ose ritualet. Mund të ketë lidhje me një vend të veçantë ose jo. Lidhja me një forcë më të madhe mund të bëhet me anë të lutjes, meditimit, muzikës ose veprave të tjera të artit. Pavarësisht diferencave, qëndron fakti se shumë në mos të gjithë bëjnë diçka në jetën e tyre për t’u lidhur me një forcë tjetër më të madhe.

Si e shprehni ju adhurimin tuaj? Ku e gjeni ju frymëzimin tuaj? Kjo ekspozitë fotografike synon të reflektoj këto burime force dhe frymëzimi, qoftë ky një objekt fetar, një maj mali, buzë liqeni, apo gjest njerëzor. Ejani dhe le të ndajmë së bashku nëpërmjet gjuhës së artit dhe fotografisë mënyrat tona te ndryshme te adhurimit, duke ripërkufizuar kështu atë që përbën ikonografinë moderne.

Aubrie Mema - Kuratore

1110